"Hasene" në Bujanoc: Kurbani është më i mirë kur ju e shpërndani
Lokale

"Hasene" në Bujanoc: Kurbani është më i mirë kur ju e shpërndani

23.Sep.2015 16:24
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH), zv/kryetari dhe sekretari, Edmond Isufi dhe Enver Memeti pritën në një takim përfaqësuesit e shoqatës humanitare "Hasene" nga Turqia, me në krye Isak Eroglu si dhe shoqëruesit Mehmet Kahraman e Serkan Ulusoy, në kuadër të fushatës së kurbanit "Kurbani është më i mirë kur ju e shpërndani" (Qurban is better when you share).

Gjatë takimit është biseduar për mundësitë e bashkpunimit në mes e shoqatës humanitare “Hasene” dhe KKSH-së si dhe institucionalizimit të ndihmës që ofron kjo organizatë.

“Gjendja e rëndë sociale që po mbretron tek besimtarët në Luginën e Preshevës ka nevojë për ndihmën dhe solidaritetin e të gjithë atyre që mund të ofrojnë. Andaj vlerësoj lartë angazhimet e shoqatës humanitare “Hasene” e cila tashmë vitë për viti po i del në ndihmë familjeve më në nevoj në Luginën e Preshevës e që po i shtrinë dorën e solidaritetit kjo organizatë”, ka thënë zëvendës kryetari Isufi. 

Delegacioni i njëjtë ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.

Vlen të theksohet se shoqata humanitare “Hasene” për çdo vit, gjatë festave të ndryshme fetare, solidarizohet me familjet më në nevojë në Luginën e Preshevës. /Titulli.com/

KBI uron besimtarët e Luginës (Video)
Alternativa për Ndryshim: Bashkangjitja në subjektin tonë është masovike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration